Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Seferi: Tare më i miri i të gjithë kohërave, dua një vend te Shqipëria

schedule16:58 - 20 Prill, 2020

schedule 16:58 - 20 Prill, 2020

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Taulant Seferi, po pret ende një ftese më kombëtaren A. Aktualisht, futbollisti kuqezi luan si i huazuar te Xamax, nga skuadra kampione e Zvicrës Young Boys. Në një intervistë të dhënë për emisionin Fan Zone në Supersport, Seferi preku shumë tema rreth tij.

SEZONI – “Shpresoj që kjo situatë të kalojë dhe ne të kthehemi të luajmë përsëri. Sapo të përfundoj huazimin te Xamax në fund të sezonit do rikthehem te Young Boys që kanë kartonin tim, ku shanset janë që të qëndroj. Do bisedoj dhe nëse nuk më shohin si një lojtar kyç atëherë do largohem, por të shohim.

SHQIPËRIA – “Në Kombëtare është një konkurrencë e madhe, por mendoj se kjo është diçka e mirë për mua, pasi duhet të punoj më shumë dhe të zë një vend te Shqipëria. Në Maqedoni ka shumë talente dhe Shqipëria duhet të shikojë më shumë edhe në këtë vend”.

KOSOVË-MAQEDONI – “Do shkoj ta shikoj ndeshjen LIVE nëse e kam të mundur, por mendoj dhe shpresoj në një kualifikim të Kosovës. Gjithmonë ka qenë dëshira ime dhe e familjes që të luaja për Shqipërinë, e cila është edhe kombi im.

SHËKNDIJA – “Për momentin jam akoma i ri dhe nuk mendoj për Shkëndijën, pasi dua të luaj në Europë. Lojtari më i mirë te Shqipëria i të gjitha kohërave është Igli Tare, por pëlqej shumë edhe Canën.

OBJEKTIVI – “E kam si objektiv në karrierë, që të luaj në 3 kampionatet më të mëdha në Europë”, u shpreh Seferi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!