Seferi: Jam befasuar, luaj në çdo pozicion të sulmit

schedule13:19 - 8 Tetor, 2019

schedule 13:19 - 8 Tetor, 2019

Taulant Seferi mezi po e priste një ftesë nga Shqipëria dhe tashmë që e ka marrë ndihet shumë i lumtur. Sulmuesi nga Kumanova duhet të bindë trajnerin Edy Reja, që të jetë i ftuar edhe në të ardhmen. Sot ai ka dalë para mediave dhe ka shprehur emocionet e tij për ftesën.

“E kam ndjekur gjithmonë kombëtaren. Këto dy ditë që jam këtu jam shumë i befasuar, pasi çunat më kanë pritur shumë mirë. Po shoh pozitivitet dhe shpresoj ta sjellim edhe në ndeshjet e ardhshme. Kam pritur ftesën, kam dëshirë të jem pjesë e kombëtares përherë. Shpresoj të bëj më të mirën”.

“Minutat? E rëndësishme është që ndihem mirë, pastaj do marr apo jo minuta, vendos trajner. Do bëj maksimumin në stërvitje dhe do jem gati edhe për ndeshje. Dëmtimi? Dy ndeshjet e fundit nuk luajta nga fillimi, për shkak dëmtimi. Tani ndihem mirë dhe i gatshëm”.

“Trajneri ka marrë në kombëtare ata që po luajnë dhe janë në formë. Këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme dhe duhet të përqendrohemi të luajmë për fitore. Patjetër na duhet të fitojmë për të patur suksese. Jemi një grup shumë i mirë dhe ka shumë pozitivitet”.

“Moduli? Nuk kemi punuar shumë taktikisht. Nuk e kam problem të luaj në krah, apo në qendër. Tani po luaj në qendër. Luaj kudo që kërkon trajneri”, u shpreh Seferi gjatë konferencës për shtyp. /abcnews.al