Sefa: PD zyrtare po punon të dalë me kandidatët e saj në zgjedhjet vendore

schedule12:58 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 12:58 - 8 Dhjetor, 2022

Në një lidhje direkte me studion e ABC Live, eksperti për çështjet ligjore në PD Indrit Sefa, i pyetur nga gazetarja Sibora Bitri nëse pritet të kenë kandidatë për zgjedhjet e ardhshme lokale, u përgjigj që ‘po punohet, në pjesën më të madhe, patjetër’.

Sipas Indrit Sefës ‘ka pasur negociata të vazhdueshme me grupin e deputetëve që i përkasin ri-themelimit, pjesa e PD ka qenë e sinqertë e hapur’. Por sipas tij, qëllimi final i grupit të ri-themelimit ka qenë vënia e PD para faktit të kryer, PD-së nuk mund ti imponohet askush, u shpreh Sefa.

Lexo edhe: Sefa: Berisha nuk mund t’i regjistrojë kandidatët për zgjedhjet lokale me logon e PD

Sipas Sefës ‘PD do të regjistrojë kandidatët e saj. Partia Demokratike është shumë e hapur për të bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme ligjore’.

Për të, nëse Gjykata e Apelit, do të shprehej do të kishim duke i dhënë hapësirë personave me peshë të caktuar publike, për të qenë pjesë e PD, për të qenë pjesë e strukturave, një lëvizje për tu hapur dhe për tu zgjeruar, kjo dispozitë u parashikua në statutin në Kuvendin e 18 dhjetorit./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!