Secili me një kod unik, si do të merren pa pagesë barnat kundër koronavirusit

schedule10:08 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 10:08 - 5 Dhjetor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte sot në Qendrën Shëndetësore nr.2 në Tiranë duke shpjeguar se si do të funksionojë rimbursimi i barnave për të prekurit nga koronavirusi.

Gjatë komunikimit me mjekët, Manastirliu shpjegoi bashkë me ta se si do të operohet në rastet kur një i prekur nga koronavirusi paraqitet tek mjeku i familjes.

Sipas ministres, një i prekur nga koronavirusi fillimisht duhet të komunikojë me mjekun e familjes. Pas kësaj, mjeku i jep atij recetën bashkë me një kod unik, me të cilin pacienti paraqitet në farmaci.

Pasi sheh kodin unik, farmacia i siguron pacientëve barnat për koronavirusin të rimbursuara me të cilat mund të trajtohet në shtëpi.

E gjithë procedura vlen për të sëmurët me simptoma të lehta apo të mesme, ndërsa nëse situata rëndohet është mjeku i familjes që e vlerëson dhe më pas ai mund të trajtohet në spital.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!