Reperi i famshëm Noizy, i njohur si rival i përhershëm me Arkimed Lushajn, ose Stresin, duket se edhe në rastin e protestave, është kundër këtij të fundit. Ai shkruan se edhe qorri e sheh, që kjo është një protestë politike.
Sakaq, Noizy ka një propozim tjetër për të ndihmuar familjen e Klodian Rashës, i cili u vra në mesnatë nga një efektiv policie.
“Të mblidhemi e të ndihmojmë familjen e Klodianit, dhe jo të merremi me protesta për të mbrojt by***** tona”, ka shkruar ai në Instastory.
Kujtojmë që Stresi së fundmi deklaroi se ka ikur koha e luftërave dhe tani kauzën ta vazhdojë kush të dojë duke lënë të kuptohet se do e braktisë protestën.
LEXO EDHE: Lë protestën, Stresi nga arratia: Kauza ime kaq ishte, ka ikur koha e luftërave
l.k/abcnews.al