Sebastian Spahiu është lojtari më i ri i skuadrës së Laçit. 22-vjeçari ka luajtur edhe për kombëtaren shqiptare U-21, ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Mouscron.
Mesfushori do të viget menjëherë nën urdhrat e trajnerit Mirel Josa dhe do të jetë një alternativë më shumë për teknikun kurbinas për ndeshjen e radhës që do të luajë në Abissnet Superiore kundër Partizanit.
Mesfushori shikohet edhe si zëvendësuesi i Regi Lushkjes, i cili do të largohet drejt Moldavisë për t’u bërë pjesë e skuadrës kampione, Sheriff Tiraspol.
Njoftimin e ka bërë klubi i Laçit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Sebastjan Spahiu është lojtari lojtari ynë më i ri. Mesfushori qendror, i ftuar në të shkuarën nga Shqipëria U21, ka nënshkruar me klubin tonë. Spahiu, 22 vjeç, ka qenë pjesë e Mouscron dhe ka debutuar në elitën e futbollit belg, para se të kalonte në Spanjë te Guijuelo dhe Izarra. I urojmë suksese me fanellën bardhezi”, thuhet në njoftimin e skuadrës kurbinase.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al