Derisa po mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën pikë e rendit të ditës është debati për situatën në veri të vendit, një grup i studentëve nga Zvicra po përcjellin atë nga afër.
Ata janë përshëndetur edhe nga deputetët dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili tha se shumica e studentëve nga Zvicra, janë shqiptarë.
Ndërkaq kujtojmë se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur mesditën e kësaj të premtje në një seancë të veçantë, ku do të diskutojnë për situatën në veri të vendit.
Ndër të tjera kujtojmë se situata në komunat në veri të vendit është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës./KosovaPress