Seanca për presidentin e Kosovës: Nis hyrja e deputetëve në sallën e Kuvendit

schedule19:31 - 3 Prill, 2021

schedule 19:31 - 3 Prill, 2021

Ka nisur hyrja e deputetëve në sallën ku do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, rreth gjysmë ore më parë ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme.

Seanca ishte parashikuar të niste në orën 18:00. Në rast se VV nuk merr të gjitha votat e LDK’së, pa votat e AAK-së, PDK-së dhe të Listës Serbe, do të jetë e pamundur zgjedhja e presidentit.

Ndërkohë thirrjet e Ambasadave të huaja në vend janë që të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancën për presidentin dhe të përmbyllet cikli i formimit të institucioneve./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!