Bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani është duke dhënë dëshminë e tij në gjykatën e posaçme. Këtë të enjte po zhvillohet procesi ndaj të pandehurve për dosjen Plumbi i Artë.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura. ABC News mëson se në dëshminë e tij Dumani ka treguar se një nga bashkëpunëtorët e tij, Henrik Hoxha ka siguruar informacion nga një punonjës policie për lëvizjet e Elton Kiles të cilës synonin të ekzekutonin.
/abcnews.al/

