Tensione në Kuvend para nisjes së seancës plenare të kësaj të hëne, ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2024.
Deputetët e Foltores, të cilët mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha, janë përplasur me gardistët.
Një prej tyre ishte dhe Gazment Bardhi, i cili i tha gardistëve që t’i hapin rrugën, që të shkonte te foltorja e Kuvendit, aty ku qëndronte Berisha, i cili kërkonte ta zaptonte atë.
“Ku është ajo mashtruesja, që tha nuk ka urdhër garde? Ku është ajo mashtruesja”, ishin disa nga fjalët e Bardhit, drejtuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla./abcnews.al