Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Miratohet buxheti 2026/ Ligji u votua në parim me 83 vota të maxhorancës

schedule08:24 - 20 Nëntor, 2025

schedule 08:24 - 20 Nëntor, 2025

Parlamenti ka miratuar në orët e para të mëngjesit pas një diskutimi maratonë prej më shumë  se 16 orësh projektbuxhetin 2026 si dhe 8 projektligjet e  paketës fiskale.

Edhe pse në sallë ishin prezentë  ishin 112 deputetë, 32 deputetë të opozitës u shprehën kundër ndërsa buxheti mori vetëm 83 votat pro të socialistëve.

Ndërkohë dy deputetë të maxhorancës konkretisht Erjon Braçe dhe Vullnet Sinaj nukmorën pjesë në  votim për  tre projektligje të paketës fiskale.

Buxheti për  vitin 2026 parashikohet të jetë rreth 9 miliarde euro ose 6.8% më i lartë se i vitit aktual. Ndërkohë të ardhurat që parashikohen të arkëtohen në vitin 2026 vlerësohen në rreth 8.5 miliardë euro. Kryefjala e këtij projektligji do të jetë rritja e pensioneve duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm.Një vëmendje e veçantë parashikohet edhe për rritjen e pagave. Sipas kryeministrit Edi Rama në janar të 2026 paga minimale do të jetë 500 euro.

Një ndër nismat më të rëndësishme fiskale për vitin e ardhshëm edhe falja e borxheve doganore e tatimore të cialt përllogariten në rreth 1 mld euro.Kryeministri Edi Rama tha se  falja e detyrimeve do ti vijë në ndihmë direkte biznesve.

Për vitin që vjen, qeveria planifikon se ekonomia do të ketë një rritje të qendrueshme pranë nivelit të 4%, e mbështetur nga kërkesa e brendshme por edhe zhvillimi i sektorëve strategjikë.Zotohet të vijojë konsolidimin fiskal dhe borxhi publik të vijojë më tej rënien edhe vitin e ardhshëm në 53.6%.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!