Seanca e sherrit në Kushtetuese/Qeveria e Kurtit u imponua me vendime të paligjshme

schedule19:48 - 20 Korrik, 2023

schedule 19:48 - 20 Korrik, 2023

Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Glauk Konjufcës, Kryetarit të Kuvendit sa i përket mbajtjes së séances plenare të javës së shkuar. Në këtë séance e cila u shoqërua me tensione u mor edhe vendimi për rritje të pages minimale si dhe përjashtimi I veteranëve të luftës nga kjo pagesë.

Abelrad Tahiri, Shefi i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike të Kosovës shkruan nëpërmjet një postimi në FaceBook se vendimet e marra në këtë séance plenare janë antikushtetuese.

“Seanca e fundit plenare e Kuvendit, ishte caktuar dhe ftuar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, prandaj si e tillë, duhet të anulohet dhe bashkë më të, edhe të gjitha vendimet që janë marrë në këtë seancë jokushtetuese.

Si parashtrues të këtij rasti, vlerësojmë se, Kryetari i Kuvendit, ka bërë shkelje kushtetuese në dy drejtime: e para, në mospërmbushjen e afatit për thirrjen dhe caktimin e seancës plenare dhe, e dyta, duke mos e vendosur për miratim rendin e ditës të kësaj seance – në mungesë të konsensusit të Kryesisë si rezultat i mungesës së kuorumit të nevojshëm, përkatësisht dështimit të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë” tha Tahiri.

Abelarad Tahiri shkroi në postimin e tij në FaceBook se deri në dhënien e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese do të kërkojnë që të gjitha vendimet e marra përgjatë séances të 13 korrikut të  pezullohen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!