Parlamenti mblidhet këtë të enjte në seancë plenare.
Partia Demokratike ka kërkuar një interpelancë me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
“Prej disa ditësh, Partia Demokratike ka kërkuar nga ana e qeverisë, sa i përket paketës së sigurisë. Minsitrja e Arsimit do të japë shifrat për numrin e oficerëve në shkolla dhe psikologëve në shkolla. Parashikohet të diskutohet edhe një projektligj, bëhet fjalë për një hua mes Shqipërisë dhe BERZH që ka të bëjë me një projekt të shëndetësisë. Seanca e sotme parashikohet të jetë e shkurtër”, raportoi gazetarja e ABC News, Greta Bullari./abcnews.al