Seanca e Kuvendit/ Në rend ditë disa projektligje dhe vendime

schedule10:05 - 26 Qershor, 2025

schedule 10:05 - 26 Qershor, 2025

Është zhvilluar këtë të enjte seanca plenare në Kuvend. Seanca nisi në orën 10:00.

Në nisje të kësaj seance opozita është shprehu me kritika lidhur me shtyerjen e raportimeve të institucioneve të drejtësisë në Kuvend.

Ishte Gazment Bardhi i cili gjatë fjalës së tij e konsideroi një vendin në shkelje të Kushtetutës.

Kujtojmë se në rendin e ditës, janë një sërë projektligjesh, si ai për “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”, të miratuar nga qeveria me propozim të Ministrisë së Brendshme, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH, si dhe ndryshimet për strukturën dhe klasifikimin e pagave të personelit pranë KQZ, etj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!