TIRANË- Analisti Skënder Minxhozi analizoi situatën politike dhe seancën e fundit parlamentare për këtë sesion. Ai tha se opozita zgjodhi të bëjë show publik, kur në fakt salla e kuvendit duhet të ishte mbushur me debate serioze, pasi në rend të ditës po diskutoheshin ligje shumë të ndjeshme.
Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama do duhej të ishte dje në Kuvend.
“Dje janë diskutuar disa tema të rëndësishme në kuvendin e Shqipërisë. Kanabisi mjekësor, çështja e studenteve dhe ajo e inceneratorevë. Janë tema shumë therëse, delikate, të cilat do të kërkonin më pak ulërima, më shumë debate normale dhe do të kërkonin edhe pjesëmarrjen e kryeministrit mendoj, i cili ishte i munguari i madh i gjithë seancës”, tha Minxhozi.
I ftuar në studion e lajmeve qendrore në ABC News, Minxhozi tha se rasti i Arben Ahmetajt e ka nxehur klimën politike. Ai tha se kjo “lojë” po bëhet edhe më e nxehtë pasi në skenë po merr pjesë edhe drejtësia e re.
“E dyta, opozita bëri shoë e radhës, pasi duke ditur që nga data e djeshme dhe në fillim të sezonit, përkatësisht njerëzit i drejtohen plazheve dhe askush nuk do të kujtohet më për politikanët dhe sherret e tyre, përveçse do kishte lajme për komponenti i tretë i lojës, që është SPAK. Po hyn në lojë edhe drejtësia me atë që kanë ndodhur, po ndodhin dhe me ato që priten të ndodhin, prandaj ky fund-sezoni ka mbjellur farën e diçkaje që mund të jetë e re dhe shumë e ndryshme nga shtatori e tutje”, tha ai./n.m.abcnews.al