Seanca e fundit e vitit/ Miratohet projektligji për anulimin e gjobave. Rrëzohen amendamentet e PD

schedule23:18 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 23:18 - 19 Dhjetor, 2024

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë në seancën e fundit për vitin 2024, ka vijuar me votimin e projektligjeve të parashikuara në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Sakaq, Kuvendi ka miratuar me 74 vota pro ngritjen e shërbimit rezervist në Shqipëri. Po ashtu, është votuar projektligji për anulimin e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

Deputeti socialist Erion Braçe u shpreh se ligji shfuqizon gjobat e vendosura nga 1 janari 2015- 30 nëntor 2024.

“Është një ligj i rëndësishëm, nuk është amnisti, sepse iu referuan faktit që është amnisti, madje nuk është as falje. Projektligji nuk fal gjë, por shfuqizon masat administrative nga 1 janari i vitit 2015 dhe deri më 30 nëntor 2024”, tha Braçe.

Ky projektligj mori në parim vota edhe nga ana e opozitës, të cilët kanë bashkuar votat me shumicën socialiste. Në  total janë 9 deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre dhe sekretari i përgjithshëm Flamur Noka që kanë votuar “pro”. Por në tërësi ligji kaloi vetëm me votat e maxhorancës, 73 pro.

Deputetët e opozitës që dhanë votën pro në parim për faljen e gjobave: 

Bujar Leskaj
Jorida Tabaku
Elda Hoti
Albana Vokshi
Flamur Noka
Dashnor Sula
Asllan Dogjani
Ilda Dhori
Zheni Gjergji/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!