Këngëtari dhe reperi i njohur, Sean Paul ka humbur miliona gjatë pandemisë së Covid-19, sepse nuk pati mundësi për të shkuar në turne për gati 2 vjet.
“Kam humbur shumë para, sepse udhëtoj më shumë se 6 muaj të vitit. Të gjitha këto vijnë nga turneu, por njëkohësisht kam shpenzuar edhe para për bamirësi.”
![]()
Ai tha se qëndroi në shtëpi gjatë pandemisë, pavarësisht humbjes së madhe të parave.
“Ndonjëherë ju duhet të bëni një pushim… Çdo e keqe e ka një të mirë, kështu që unë kam shijuar kohën me familjen dhe kam shijuar kohën shtesë që më është dhënë në studio”.
Megjithatë, ana e mirë e pandemisë për Sean Paul ishte koha që pati për të punuar në albumin e tij të ri, “Scorcha”, i cili pritet të dalë në muajin shkurt./abcnews.al


