Sean Connery luftoi me demencën, gruaja zbulon momentet e fundit të aktorit legjendar

schedule12:47 - 2 Nëntor, 2020

schedule 12:47 - 2 Nëntor, 2020

Gruaja e aktorit legjendar që interpretoi James Bond, Sean Coonery që ndërroi jetë dy ditë më parë, ka zbuluar se prej kohësh vuante nga demenca. Micheline, 91-vjeç e konsideroi aktorin si burrin ideal, me të cilin ka kaluar një jetë të mrekullueshme.

“Të paktën ai vdiq në gjumë dhe ishte aq paqësor. Unë isha me të gjithë kohën dhe ai vetëm u largua. Ishte ajo që ai dëshironte. Ai vuante nga demencia. Iu plotësua dëshira e tij për t’u larguar nga jeta pa dhimbje.”, tha 91-vjeçarja për Daily Mail.

“Ai ishte i mrekullueshëm dhe kemi patur një jetë të mrekullueshme së bashku. Ishte modeli ideal i një burri. Do të jetë e vështirë pa të, e di. Por nuk mund të zgjaste përgjithnjë, ai u largua i qetë.”, shtoi ajo.

Sir Sean Connery dhe gruaja Micheline në çmimin e 34-të vjetor të arritjeve të jetës AFI: Një homazh për Sean Connery

Micheline u takua me Sean në një turne golfi në 1970 dhe u martua me të pesë vjet më vonë. Aktori skocez kishte një djalë, Jason, nga martesa e tij me gruan e parë Diane Cilento.  Me një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme që zgjati më shumë se 40 vjet, Sean arriti të fitonte një Oskar, dy Baftas dhe tre Golden Globes.

Ai konsiderohej si aktori më i mirë që ka luajtur 007. Në 1988, pesë vjet pas filmit të tij të fundit Bond Never Say Never Again, Connery fitoi Oskarin për aktorin më të mirë dytësor për rolin e tij në “The Untouchables”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!