“Së shpejti do të zgjerojmë fashën e orareve”, Rama: Shkelësit do të penalizohen, me kundravajtje penale me gjobë ose heqje lirie

schedule20:44 - 8 Prill, 2020

schedule 20:44 - 8 Prill, 2020

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë në një komunikim me qytetarët u ka dhënë përgjigje pyetjeve dhe paqartësive që ato kanë në lidhje me masat e qeverisë në kuadër të luftës Covid 19.

Në tatime kemi numrin e atyre që e kanë regjistruar vetë atë qira, por individët që ia kanë dhënë dikujt tjetër për ta dhënë me qira dhe prej saj marrin të ardhurat, deri në 10 prill duhet të deklarojnë në tatime që e kanë të ardhurën e vetme, dhe do të përfitojmë në paketën e zgjedhur” tha Rama.

Rama ka dhënë të tjera detaje në lidhje me paketën ndihmëse për qytetarët e bizneset për koronavirusin. Ai është shprehur se do të subvencionohen ata që jetojnë vetëm me paratë e qirasë të shtëpisë apo të  një lokali që kanë nën pronësi.

Edhe për biznesin e vogël që e ka marrë pagën e luftës por që ka barrë të rëndë qiranë nuk do e paguajë deri në një afat tjetër asnjë biznes i vogël nuk duhet ta paguajë qiranë, pas kalimit të kësaj faze do e paguajnë në mënyrë proporcionale”, është shprehur ndër të tjera kryeministri.

Gjithashtu kryeministri Rama ka dhënë detaje në lidhje me masat lehtësuese shtrënguese që do të merren pas 15 prillit. Shefi  i qeverisë ka theksuar se masat janë bërë për tu zbatuar dhe se gjobat deri në heqje lirie do të jenë për të gjithë shkelësit e ligjit.

“Gjobat janë për shkelësit nëse nuk do të marrësh gjobë mjafto të mos shkelësh rregullat.  Pse është domosdoshmëri si duhet ta konceptojmë ne rihapjen si një proces gradual pjesë pjesë kjo nuk është një luftë që ne duhet ta përfitojmë se ikën gjermani i fundit dhe ne do të përqafohemi, por kjo ëhstë një luftë e gjatë që ne për një periudhë të gjatë do të bashkëjetojmë me hijen e pandemisë për një kohë të gjatë”, është shprehur Rama.

Ndër të tjera ai ka theksuar se fashën e orare do ta hapin së shpejti por këmbësorët do të penalizohen, me kundravajtje penale me gjobë ose heqje lirie.

Pjesë nga fjalimi:

Gjobat janë për shkelësit nëse nuk do të marrësh gjobë mjafto të mos shkelësh rregullat.  Pse është domosdoshmëri si duhet ta konceptojmë ne rihapjen si një proces gradual pjesë pjesë kjo nuk është një luftë që ne duhet ta përfitojmë se ikën gjermani i fundit dhe ne do të përqafohemi, por kjo është një luftë e gjatë që ne për një periudhë të gjatë do të bashkëjetojmë me hijen e pandemisë për një kohë të gjatë.

Do të vendosim masa që kanë të bëjnë me hapjen por do të shoqërohen me masa shtrenguese nëse do të themi që do të lejojmë të gjithë automjetet private të kalojnë për punë dhe nëse këtë automjet e përdor për diçka tjetër do humbësh automjetin, mund të përfundosh dhe pas hek,urave.

Kjo nuk është një shkelje vetëm e jotja por është dhe për jetën e të tjerëvce, Për fat të keq ne nuk kemi ligj për karantinën e njerëzve por vetëm për kafshët. Për këtë arsye ne do i drejtohemi parlamentit për ndryshime në kodin penal dhe rrugor, në mënyrë që paralelisht dhe masat lehtësuese të respektohen.

Nëse një punëdhënësi mund ti themi se mund të fillosh të punosh dhe nëse do të duhet të hapim njësi biznesi dhe që nuk është pjesë e qendrave tregtare pasi hapja e kërtyre do të jetë e fundit, do të bëhet në bazë të disa rregullave bazë. Të gjithë ato që kanë një dyqan mbyllur të përgatiten me masa mbrojtëse dhe të jenë gati për fillimin e punës, por nëse shkelin masat është kondravajtje penale. Ne nuk mund të vijojmë me sensibilizim, kur të hapim fashën e orareve atëherë këmbësorët do të penalizohen nuk do të jetë më vetëm me një gjobët por dhe me heqje lirie. Të gjithë ato që do të hyjnë në shkelje do të lënë aty lejen e drejtimit, në qoftëse kapen do të humbasin mjetin dhe nëse nuk do të kapen duke drejtuar makinën në atë moment.

Humbet direkt lejen e drejtimit, nuk mund të dalësh në rrugë në mënyrë të palejueshme dhe të marrësh në qafë familjarët dhe pjesën tjetër të banorëve të lagjet. Transportimi i personave të tjerë nëse ke një automjet do të marrësh një tjetër person por ai duhet të qëndrojë pas, jo më shumë se një./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!