Së shpejti do të bëhet baba, “Ezel” i bën bashkëshortes dhuratën super të shtrenjtë

schedule08:37 - 21 Tetor, 2020

schedule 08:37 - 21 Tetor, 2020

Aktori turk i njohur me rolin e “Ezelit”, Kenan Imirzalioglu do të bëhet shumë shpejt baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij, Sinem Kobal është në pritje të një vajze dhe çifti kanë zgjedhur edhe emrin ‘Lalin’.

Mirëpo, sipas mediave turke, për ta falenderuar që do ta bëjë baba, aktori ka blerë një vilë super luksoze për bashkëshorten.

Vila ndodhet në Bodrum që kushton 3 milion lira turke apo më shumë se 300 mijë euro. Mësohet se ajo përfshin një pishinë dhe një zonë private sportive. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!