Së shpejti do hidhen firmat, Erdogan paralajmëron lajme të mira për marrëveshjen e grurit

schedule14:34 - 22 Korrik, 2022

schedule 14:34 - 22 Korrik, 2022

Presidenti turk Tajip Erdogan ka thënë se do t’i japë një lajm të mirë botës për eksportet e grurit pasi delegacionet nga Ukraina dhe Rusia të nënshkruajnë një marrëveshje.

Ukraina, Rusia, Turqia dhe OKB-ja do të nënshkruajnë marrëveshjen në orën në Stamboll, në një lëvizje që ka rritur pritshmëritë për lehtësimin e krizës globale të ushqimit.

Lexo edhe: Turqia ndërmjetëson marrëveshjen për daljen e grurit ukrainas nga portet e vendit

“Së shpejti, firmat do të hidhen me pjesëmarrjen e Rusisë, Ukrainës dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, duke kapërcyer problemet në çështjen e grurit dhe ne do t’i japim botës një lajm të mirë atëherë”, tha Erdogan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!