“S’e shoh më Prishtinën sa të jenë këta drejtues”, ish-lideri i Plisave merr vendimin drastik

schedule11:55 - 27 Korrik, 2020

schedule 11:55 - 27 Korrik, 2020

Plisat janë një nga tifogrupet më të mira të skenës ultras në trojet shqiptarë. Besnikë të përjetshëm të Prishtinës dhe kombëtares kuqezi, ata kanë dhuruar ndër vite spektakël dhe atmosferë fantastike.

Pasion dhe shumë sakrifica, por vjen një moment kur i thua stop. Jo nga qejfi, por nga neveria që ndjen kur sheh skuadrën e zemrës të tolerojë dhe t’i dhurojë kundërshtarit fitoren. Ish-lideri i Plisave, i mirënjohuri Albert Kastrati nuk e ka kapërdirë dot humbjen e Prishtinës në Mitrovicë ditën e djeshme.

Trepça ’89 i kishte jetike tre pikët dhe ia doli të përmbyste disavantazhin me dy gola të shënuar në minutat 80′ dhe 85′. Milot Avdyli dhe Arb Manaj gjetën rrjetën kundër një Prishtine të përgjumur, Trepça ’89 fitoi 2-1 dhe siguroi qëndrimin në IPKO Superligë edhe për sezonin e ardhshëm.

Dyshimet për tolerim janë të mëdha dhe Kastrati ka marrë një vendim drastik, të cilin e bën publik me një status në “Facebook”. “Unë prej sot, deri sa osht kjo kryesi ne KF Prishtina, kurrë mo në stadion nuk hi, e kom çu gjysmën e jetës mas Prishtinës, as me familjen tem s’kom nejt, biznesin tem e kom lon ne dur te punëtorve, kurr pa shku tu nga mas Prishtine , përmi 200 vepra ne polici veç për Prishtinën.

Kemi majt edhe burg për Prishtinën e shumë e shumë sene, po nuk jom pishman për kurrgjo, amo me kët lojë, kryesia e klubit, drejtorat, trajnerët, automatikisht duhet me dhanë dorëheqje.

Deri këta nuk e bojn kët sen, unë klubin e zemrës nuk e kqyri mo, kushdo qe ka bo dallavere, ishalla Zoti në fëmijë ja kthen. Ps: S’jom kundër Trepçes ’89 që ka mbet në ligë, po jom kundër Prishtinës që ja ka lëshu lojën”, shkruan Kastrati. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!