Ish futbollisti i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi u rendit i 28-ti në Europë ndër golashënuesit më të mirë për shekullin e 21-të.
Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Hamdi Salihi, foli për pasionin e tij për sportin si edhe aktivitetet e tij. Po ashtu foli edhe për emocionet e përjetuara pasi u njoftua se është renditur i 28-ti në Europë, ndër golashënuesit më të mirë për shekullin e 21.
“Kur nuk luan futboll, këto lajme ndonjëherë të bëjnë të ndjehesh më mirë. Sepse kur je aktiv gjërat lëvizin më shpejt. Por është diçka që ka kaluar dhe tashmë duhet vazhduar përpara. Unë nuk kisha parë një listim të tillë, vetëm për ligat e para, sepse mungojnë edhe dy golat e fundit që kam luajtur në Austri në ligën e dytë. Nuk e prisja, por kur pashë listën m’u bë qejfi. Por të bën të ndjehesh mirë dhe kaq”, ka treguar ai.
Gjithashtu gjatë intervistës ai u shpreh i kujton me kënaqësi të gjitha moment e luajtura me klubet si edhe me Kombëtaren.
“Janë vite shumë të bukura si me klubet që kam kaluar edhe me Kombëtaren, janë kujtime që gati i mbaj mend të gjitha. Aq ditë të bukura kanë qenë, por vjen një moment që duhet ecur përpara, dhe ndonjëherë i kujtoj për kënaqësi”, u shpreh ndër të tjera ai.
/abcnews.al/