Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me atë që ndodhi me kanidaturën e Simon Mirakës për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Në reagim, Grupi i PD thotë se bëhet fjalë për një gënjeshtër të prodhuar nga “pakti Rama-Berisha” për autoritetin e Dosjeve. Sqarohet se asnjë nga deputetët e PD te “Ligjet” nuk e ka kundërshtuar kanidaturën e Simon Mirakës, por kundërshtuan faktin që ai ishte propozim i Sali Berishës.
Po ashtu, Grupi i PD sqaron se revolta ishte, shprehje e faktit se me vota të deputetëve të PS u refuzuan “pa asnjë shkak “përfaqësues të denjë të të përndjekurve politik Marçel Hila, Skënder Vrioni, Gjergj Marku dhe Besim Ndregjoni.”
REAGIMI
“Reagim i Grupit Parlamentar të PD dhe një sqarim i detyruar për gënjeshtrën e prodhuar nga pakti Rama-Berisha për Autoritetin e Dosjeve
Asnjë nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve nuk ka kundërshtuar kandidatin Simon Miraka, por kanë kundërshruar faktin që ai ishte propozim i Sali Berisha dhe ishte i vetmi që çuditërisht u përzgjodh me votat e Edi Ramës. Në këtë rast është vënë në dukje standarti i dyfishtë i Partisë Socialiste.
Revolta jonë ishte shprehje e faktit se me vota të deputetëve të PS u refuzuan pa asnjë shkak përfaqësues të denjë të të përndjekurve politik Marçel Hila, Skënder Vrioni, Gjergj Marku dhe Besim Ndregjoni, të cilët ishin propozuar nga shoqatat e të përndjekurve politik dhe që u votuan nga deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve.”