“S’e meriton privilegjin e të qenit mbretëror”, Princi Charles ende i zemëruar me Harry-n

schedule15:23 - 2 Maj, 2021

schedule 15:23 - 2 Maj, 2021

Marrëdhënia e Princit Charles dhe djalit të tij, Harry vazhdon të mbetet e tensionuar dhe pas vizitës së këtij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar për varrimin e gjyshit të tij, Philip-it në fillim të këtij muaji. Një burim është shprehur për “Us Weekly” se ata nuk i zgjidhën mosmarrëveshjet dhe mezi komunikuan.

Harry dhe Charles u ribashkuan me 17 Prill së bashku me mbretëreshën Elizabeth, Princin William, Dukeshën Kate dhe më shumë anëtarë të familjes mbretërore. Sidoqoftë, babë e bir nuk e shfrytëzuan rastin për të përmirësuar marrëdhënien e krisur.

Princi Charles është 'Ende Fuming' Për Intervistën e Princ Harry-it dhe 'Ngrirjen' e tij

“Të jem i sinqertë, Harry nuk u kthye përsëri tek Charles për t’i kërkuar falje. Ai ende nuk e ka falur babain e tij për mungesën e përpjekjes dhe mbështetjes pasi ai dhe Meghan vendosën të lëviznin. Arsyeja që Harry u kthye në Mbretërinë e Bashkuar ishte vetëm për të parë Mbretëreshën dhe për t’i bërë nderimet e tij, Princit Philip.

Prince Charles Is In “A State of Despair” Over Harry and Meghan's Interview | Vanity Fair

Pas dëmit që Harry i ka shkaktuar familjes, ai beson fuqimisht se djali i tij nuk e meriton privilegjin e të qenit mbret.”, tha burimi. Pas intervistës së bujshme për Oprah Winfrey, Charles nuk ishte dakord me Harry-n që kishte hedhur në erë familjen e tij në publik dhe se besonte se këto çështje duheshin adresuar privatisht.

Prince Harry's Look-Alike Is Young Prince Charles | Photo – SheKnows

/abcnews.al