“S’e kupton rëndësinë që ka për Brazilin?!”, shoku i kombëtares këshillon Neymar

schedule17:16 - 25 Prill, 2020

schedule 17:16 - 25 Prill, 2020

Mbrojtësi brazilian i Lyon, Rafael, ka kritikuar sjelljet e bashkëkombësit të tij, Neymar. Siç dihet, ylli i PSG-së është protagonist shpeshherë për keq jashtë fushave të blerta, por së fundmi dhe familja e tij është përfshirë në skandale.

Kjo gjë, nuk i pëlqen aspak Rafael, i cili mendon se Neymar duhet të fokusohet vetëm në futboll, pasi kombëtarja e Brazilit, ka nevojë për të: “Brazili ka nevojë për Neymar. Ai është një lojtar i shkëlqyer, por duhet të përmirësohet jashtë fushave. Është e nevojshme për një futbollist që të jetë në rregull si brenda fushave, ashtu dhe jashtë saj.

Shpresoj me gjithë zemër se ai do të lërë të gjitha problemet jashtë fushave pas krahëve dhe vetëm atëherë, do të shohim versionin më të mirë të Neymar. Ai është një lider, edhe pse shumica nuk mendojnë kështu. Nëse fokusohet vetëm në futboll, do të arrinte gjëra të mëdha.

Futbolli duhet të jetë prioritet për çdo futbollist, është gjëja e parë në jetën tonë. Aq vite sa mund të luajmë, t’i japim përkushtimin maksimal. Mendoj se Neymar duhet të dëgjojë më shumë, jam i bindur se ka një skuadër PR shumë të aftë. Nëse ai merr vendimet e duhura dhe fokusohet vetëm në futboll, do të fitonte trofe me Brazilin dhe kudo ku do të luante”, përfundoi Rafael./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!