“S’e kisha menduar që do shënoja atë pasdite, isha i fiksuar pas atleteve”

schedule21:38 - 14 Maj, 2020

schedule 21:38 - 14 Maj, 2020

Të shumtë kanë qenë futbollistët e talentuar që kanë veshur fanellën e Milanit. Kampionë të mëdhenj, shumë prej tyre njerëz fantastikë, por tifozët e kuqezinjve rrallëkënd kanë dashur si Pippo Inzaghin.

Ish-tmerri i mbrojtjeve kundërshtare dhe arbitrave anësorë, kishte një lidhje unike me golin, shpeshherë në kufinjtë e së pabesueshmes, duke marrë parasysh aftësitë e cunguara teknike. Sot drejton Beneventon dhe pret vetëm matematikën për të zyrtarizuar rikthimin e “Shtrigave” në Serie A.

 

Head Coach of Benevento Calcio Filippo Inzaghi during the Serie B match between Juve Stabia and Benevento Calcio at Stadio Romeo Menti Castellammare di Stabia Italy on 9 November 2019. (Photo by Franco Romano/NurPhoto via Getty Images)

Superpipo ishte i fiksuar, jo vetëm pas ndëshkimit të portierëve kundërshtarë dhe konsumimit të biskotave përpara zbritjes në fushë. Ndeshjen e fundit si profesionist e zhvilloi në 13 majin e vitit 2012. Luhej Milan-Novara dhe largoheshin në një ditë shumë emra të mëdhenj.

Inzaghi, Gattuso, Nesta, Seedorf, Zambrota dhe Van Bommel, e mbyllnin me kuqezinjtë dhe një pjesë prej tyre tërhiqeshin përfundimisht. Inzaghi nuk mund të mos shënonte atë pasdite lotësh për popullin milanist.

Allegri e hidhte në fushë në minutën e 67-të dhe bomberi italian realizonte golin e fitores (2-1 për Milanin) 15 minuta më pas. Ndeshja nuk mund të përfundonte pa golin e tij, i fundit në karrierë dhe përpara tifozëve që i kanë ofruar shumë dashuri.

Kam qenë shumë i fiksuar me këpucët e futbollit. I përdorja derisa të shënoja gol. Hasja probleme me sponsorët. Ata më jepnin modelet e reja, ndërsa unë vishja sërish ato që kisha. Kjo ndodhte derisa arrija të gjeja golin. I përdorja derisa të griseshin.

Në Athinë (realizoi dy herë kundër Liverpool në vitin 2007 dhe dërgoi trofeun e Champions League për herë të shtatë në Milanon kuqezi) luajta me një palë Diadora me shirita të artë që më pëlqenin shumë.

Ndeshja e fundit? Një ditë para ndeshjes mora vesh që do të luaja 20 minuta. Kurrë s’e kisha menduar se do të shënoja poshtë ‘Curva Sud’ në goditjen time të fundit në portë. Ishte një ndeshje ku largohej një pjesë e madhe e Milanit. Shpresojmë të rikthehemi të festojmë si dikur”, thekson Inzaghi për The Milanisti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!