Sara Croce ka befasuar me deklaratën e fundit. Sara Croce zbulon se dikur ka refuzuar Cristiano Ronaldon. Ajo dha këtë deklaratë për sulmuesin e Juventusit, gjatë një interviste për Lorella Boccia në Rivelo.
“Një person i dha numrin tim të telefonit dhe u zemërova shumë. Ai më shkruajti në WhatsApp dhe pas refuzimit tim tha që do të më bllokonte dhe zbllokonte në instagram që unë ta vërtetoja që ishte vërtet ai”, shpjegoi Croce.
“Kështu ishte dhe prandaj kuptova që ishte ai Ronaldo i vërtetë ”, shtoi Sara Croce, e cila thotë se futbollisti u ka shkruar shumë vajzave, qoftë të famshme apo jo.
Ne kemi folur disa herë por vetëm kaq, se kam menduar kurrë të flirtoj me të. Mendoj që të jesh e lidhur me një futbollist është njësoj si të jesh e tradhtuar gjithë kohën”, tha Sara. Ajo nuk e sqaroi kohën se kur futbollisti ka tentuar të njihet me të./abcnews.al