Ralf Rangnick është rikthyer të flasë për të ardhmen e tij. “Profesori” gjerman ishte shumë afër Milanit, por akordi final nuk u arrit, kjo edhe për “faj” të Stefano Piolit, i cili ka zhvilluar një punë shumë të mirë në stolin e kuqezinjve.
Roma është klubi i radhës italian që pëlqen Rangnick, por ky i fundit injoron verdhekuqtë në prononcimin e dhënë për El Pais, aty ku zbulon edhe dëshirën e tij të madhe. “Nuk po negocioj me Romën, nuk është e vërtetë.
S’e imagjinoj veten në atë klub për momentin. Qëllimi im është të punoj në një klub tradicional, në Gjermani apo Angli. Gjithsesi, e shoh veten edhe si trajner i një ekip ambicioz, që tenton të fitojë trofe shumë shpejt“, deklaron Rangnick. /abcnews.al