“S’e harroj ndihmën”, Stresi mirënjohës ndaj Florit, i bën urimin e veçantë për ditëlindje

schedule15:09 - 23 Gusht, 2020

schedule 15:09 - 23 Gusht, 2020

Një urim i veçantë për ditëlindje kantautorit Flori Mumajesi i ka ardhur nga Stresi. Reperi ka zgjedhur të tregojë konsideratën që ka për mikun e tij në këtë ditë të veçantë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, teksa i ka uruar ditëlindjen, Stresi kujton kohën kur Flori ka qenë mbështetja e tij më e madhe, pa të cilin nuk do të ishte këtu ku është sot.

“Ishe ti që më dhe buzëqeshje të përhershme. Çelësi i suksesit, tani po eci vetë pa harruar kush më ndihmoi. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar reperi krah postimit të tij në Instastory.

Stresi e ka shprehur edhe më parë konsideratën që ka për mikun e tij, ndaj të cilit nuk ka nguruar asnjëherë të thotë publikisht fjalët më të mira. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!