TIRANË- Pedagogia Taulanda Jupi, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se deputetët e opozitës duhet të shkojnë në Komisionin e Reformës Territoriale dhe nuk duhet të bëjnë gabimet e shkuara.
“Reforma territoriale është diçka që me ngulm po e kërkon dhe procesi i integrimit. Unë do doja që deputetët e opozitës, të bënin të nijetin gabim që është bërë në 2015, të iknin, por të shkonin me propozime dhe të ngulmonin dhe të merren disa propozime të tyre nga kjo reformë territoriale, sepse ndryshe, zgjedhjet e 2027, do jenë zgjedhje sa për një proces zgjedhor”, tha ajo.
Sa i takon punimeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Jaupi theksoi se dy partitë kryesore kanë dëshmuar dhe këtë here mund të dëshmojë se do bëjnë marrëveshje në momentin e fundit.
“ Komisioni i Reformës Zgjedhore është një komisioni që nuk ka funksionuar dhe në momentin e fundit është gjetur një zgjidhje “ad hoc” për të shkuar drejt zgjedhjeve edhe padyshim do vijojë të jetë një gjë me shkelje syri.
Ata deputetë, që mund të ketë ndonjë fije shprese atje, që mund të mendojnë ndryshe, të provokojnë një krizë brenda PD sot për të mos zgjedhur Sali Berishën, nëse atyre u zgjidhet Sali Berisha do kemi po një shkelje syri tjetër, do kemi një reformë të pranuar nga të dyja palët dhe do shkojmë po në të njëjtin sistem, kur Rama do të rrisë numrin e deputetëve, PD do të rrudhë numrin e deputetëve.
Marrëveshjet poshtë këtyre dy komisioneve funksionojnë shumë mirë. Janë të gjithë duke bërë punën e Ramës, edhe doktori. Doktori mban Ramën, po të mos donte doktori të mbante Ramën, ikte që sot, jepte dorëheqjen.”, tha ajo./abcnews.al


