“S’donin që djali im të ishte princ”, Meghan Markle bën deklaratën tronditëse për Familjen Mbretërore

schedule07:46 - 8 Mars, 2021

schedule 07:46 - 8 Mars, 2021

Meghan Markle ka hedhur akuza të forta ndaj familjes mbretërore duke thënë se nuk dëshironte që djali i saj, Archie të ishte një pric. Në intervistën për Oprah Winfrey, dukesha e Sussex-it tha se familja mbretërore ishte e shqetësuar për faktin se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të saj.

Markle hodhi poshtë lajmet se ajo dhe Harry kishin vendosur që Archie të mos kishte një titull mbretëror, të cilin ia dhuronte Mbretëresha, me pretendimin se donin që ai të kishte një jetë normale. Kur u pyet nga Oprah nëse djalit të saj nuk i është dhënë titulli “për shkak të racës së tij”, Markle tha konfirmoi se ishte e vërtetë.

“Ata nuk donin që të ishte një princ ose princeshë. Ai nuk do të kishte siguri. Kjo vazhdoi për muajt e fundit të shtatzanisë time. Ne nuk po themi mos e bëni një princ, por nëse po thua se titulli do të ndikojë në sigurinë e tij…djali ynë duhet të jetë i sigurt.“, u shpreh Meghan.

Meghan nuk pranoi të tregonte se cili anëtar mbretëror kishte biseduar me Harry për ngjyrën e lëkurës së Archie-t, duke thënë se do të ishte e dëmshme për personin në fjalë. Kur Harry u pyet për bisedën në fjalë, ai u shpreh: “Atë bisedë që nuk do ta ndaj kurrë, por në atë kohë, ishte e vështirë. Isha pak i tronditur.“/abcnews.al

Meghan nuk pranoi të tregonte se cili mbretëror kishte biseduar me Harry për ngjyrën e lëkurës së Archie, duke pretenduar se do të ishte 'e dëmshme' për personin në familjen e burrit të saj që e rriti atë. Në foto: Mbretëresha dhe Princi Philip takohen me Archie

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!