Bebe Rexha nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën e saj dhe ka folur gjithmonë me krenari nga vjen. Madje, pak ditë më parë për festën e Pavarësisë, Bebe u bashkua me shqiptarët e tjerë të festonte rrugëve të New York-ut me flamuj nëpër duar. Mirëpo, në fillimet e karrierës së saj Bebe ka treguar se mundohej nga fakti nëse duhej të tregonte se ishte një shqiptare.
Ajo tregon se kishte modele të tilla si Britney Spears apo Marilyn Monroe si një shembull për të bërë karrierë. Më tej tregon se Kim Kardashian e ka inspiruar të ishte vetvetja dhe se ka kuptuar se origjina dhe kultura është e rëndësishme dhe se nuk duhet ta fshehim.
“Jam rritur në SHBA dhe sigurisht jam një fanse e madhe e Britney, Christina shumë ikonave të tjera, të cilave doja t’ju ngjaja, të isha si to. Dua të them, se doja ta bëja këtë gjë pa treguar rreth kulturës sime, nga vija, sepse nuk kishte asnjë shqiptar kaq të njohur në botë. Dhe nuk e di. Thjesht nuk mendoja se ishte “cool” të tregoje në media sociale rreth kulturës tënde, dhe kjo me të vërtetë më bëri lëmsh.
https://streamable.com/9a2tc4
Ka diçka për të cilën i jam mirënjohëse Kim Kardashian sepse të rritesh duke parë ikonën Marilyn Monroe me flokë bjond e sy blu, dhe më pas del një vajzë si Kim Kardashian, me format e mrekullueshme dhe që në fillim është treguar e sinqertë për origjinën e saj. Të tregosh kulturën tënde është me të vërtetë bukur. Kështu po përpiqem të them se do ju tregoj më shumë rreth kulturës sime sepse kultura shqiptare më ka ndryshuar dhe inspiruar si artiste, më ka formësuar si njeri dhe jam krenare për këtë.”, është shprehur Bebe. /abcnews.al
https://streamable.com/duwd32
https://streamable.com/bpe0on
https://streamable.com/lilhx8