“S’do t’i thosha kurrë jo…”, Ronela Hajati tregon nëse do të bashkëpunonte me Noizy-n

schedule17:31 - 8 Gusht, 2022

schedule 17:31 - 8 Gusht, 2022

Ndonëse nuk arriti që të shkonte në finalen e Eurovision 2022, Ronela Hajati fitoi shumë adhurues të huaj. Pas festivalit evropian, ajo ka marrë pjesë në disa evente të huaja. Më e fundit ishte një festival që u mbajt në Spanjë, ku këngëtarja shqiptare u prit shumë mirë.

Pak javë më parë, ajo solli dhe këngën e parë në gjuhën italiane. Por fansat e saj spanjollë janë kurioz nëse do të ketë ndonjë duet me artistë nga Spanja. Në një bashkëbisedim që ka zhvilluar me ndjekësit, Ronela ka nënkuptuar se ka diçka në plan.

“Bashkëpunim latino do të kemi?”, e ka pyetur një ndjekës ndërsa emoji që ka bërë këngëtarja konfirmon se do të ketë një këngë. Një tjetër ndjekës e pa pyetur këngëtaren për mundësinë e të pasurit një duet me reperin e njohur, Noizy.

“Një kënge të mirë s’do t’i thoja kurrë jo! E respektoj punën e çdo artisti këtu! Është tepër e vështirë t’ja dalësh në Shqipëri me muzikë! Kështu që big up të gjithë atyre që vazhdojnë t’i rezistojnë tregut”, është shprehur Ronela.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!