Ioana Daci dhe Elvis Gjoka janë një ndër çiftet më të ndjekur në TikTok. Dyshja e njohur janë bërë virale në rrjetin social me videot që realizojnë. Ioana me origjinë nga Dibra dhe Ervisi nga Kukësi jetojnë prej kohësh në Angli. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ata rrëfyen se si janë njohur.
“E mbaj mend Visin në palestër por ishte i vetmi nga grupi që erdhi që nuk kishte fare TikTok. Të gjithë thanë ‘kjo nga tiktoku’, ndërsa ky thoshte ‘kush është kjo’. Filloi duke bërë disa ushtrime krejt gabim dhe unë po i thosha se çfarë po bën mor djalë’. Kështu filloi.”, tha Ioana.
Ioana, e cila është instruktore palestre përballet me shumë komente negative. Kjo pasi edhe pse është në pritje të ëmbël, ajo nuk ka ndaluar së bëri ushtrime ekstreme. Megjithatë, ajo thotë se kjo nuk ndikon tek fëmija. E pyetur nëse ndikohet për këto komente negative që merr, ajo tha:
“Jam një tip që ndikohem vetëm nga njerëzit që kanë të bëjnë me mua. Deri më sot nuk është se më ka ‘vrarë’ ndonjë koment nga të afërmit e mi, thjesht nga të tjerët dhe e vetmja arsye që kam kthyer përgjigje ka qenë sepse them gjithmonë justifikimet nuk janë për njerëzit që duan të shohin një rezultat.”
Ndërkohë, të pyetur për emrin që kanë vendosur t’i vënë djalit që po presin, Ioana tregoi një histori që ka të bëjë me kushëririn e saj të ndjerë. Ajo tregoi se djalit të saj do t’i vendosë emrin e kushëririt, i cili ndërroi jetë para disa vitesh në një aksident në Greqi.
“Keni qenë shumë të afërt dhe ka pasur emrin Arnold. Ai vdiq nga aksidenti dhe që në atë moment, kam thënë se nëse në jetë time do të kem një djalë do t’ja vendos emrin Arnold. Ka vdekur 19 vjeç dhe kur e diskutova me Visin s’e ka pasur kurrë problem.“, tha ajo. /abcnews.al