“S’do ta kisha bërë kurrë këngën për Naya-n”, Big Sean flet për ish të fejuarën e ndjerë

schedule18:29 - 2 Shtator, 2020

schedule 18:29 - 2 Shtator, 2020

Big Sean ka folur së fundmi për ish të fejuarën e tij, të ndjerën Naya Rivera. Në një intervistë për New York Magazine, artisti tha se kënga “IDFWU”, që u publikua menjëherë pas ndarjes së çiftit nuk ishte një diss për të, ashtu siç u spekulua.

Reperi tha se nëse do ta dinte se fundi i Riverës do të ishte kaq tragjik nuk do ta publikonte kurrë atë projekt, dhe se ndihet shumë i penduar që kënga është lidhur me figurën e aktores.

Nuk ndihem rehat kur flas për këtë sepse dua ta respektoj atë. Ajo ka patur një ndikim të madh tek njerëzit dhe ka bërë kaq shumë gjëra të mira në jetë, saqë është e dhimbshme që atë këngë e lidhin me të.  Ndarja jonë ishte publike, ishim shumë të rinj, e falëm njëri-tjetrin dhe ecëm përpara. Nëse do ta kisha ditur që do t’i ndodhte kjo tragjedi, nuk do ta bëja kurrë atë këngë.“, tha Big Sean.

Big Sean Says It Was 'Hurtful' When People Referenced His Breakup Song 'IDFWU' Following Naya Rivera's Death

Naya dhe Big Sean u lidhën dhe u fejuan në vitin 2013, ndërsa u ndanë një vit më vonë. Aktorja, e cila u bë e njohur në serialin “Glee” u mbyt në liqen në afërsi të Los Angeles pak kohë më parë, pasi kishte dalë në një shëtitje me varkë së bashku me të birin 4-vjeçar. XH.D/abcnews.al/

Big Sean Claims 'IDFWU' Song Wasn't A 'Diss' Aimed At Late Ex Naya Rivera

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!