Francesco Totti ka folur për “Sky Sport” dhe ka analizuar edhe sezonin e Romës, trajnerin Jose Mourinho, finalja e Conference League në Tiranë, si dhe ka zbuluar një fakt interesant se do të takohet me Paulo Dybala për ta bindur që të transferohet te Roma.
SFIDAT ME TORINO DHE FEYENOORD- “Janë dy ndeshje totalisht të ndryshme, por që kanë rëndësi të njëjtë sepse luhet për Europën. Finlja megjithatë është shumë e rëndësishme sepse po luftohet edhe për një trofe”.
MOURINHO- “Ka fituar shumë trofe, askush nuk e di më mirë se ai se si luhet një finale europiane. Nuk është Champions League, por do të respektohet dhe do të fitohet. Ai di shumë mirë si të menaxhojë të gjithë në maksimum”.
PELLEGRINI- “Të gjithë kanë momente të vështira, edhe unë kam pasur. Megjithatë gjithmonë kam thënë, si figurë, si personazh dhe lojtarë ka karizëm dhe personalitet. I ka të gjitha për të qenë një kapiten si mua dhe De Rossi”.
RIKTHIM TE ROMA- “I dimë porblemet që ka roma, por pronarët e rinj, kanë ide të tjera në raport me të mëparshmit. Megjithatë, martesat bëhen gjithmonë midis dy njerëzve. Gjëja më e rëndësishme sidoqoftë është që Roma të ecë mirë”.
FINALJA E CONFERENCËS- “Nuk dua të them asgjë për shkak të supesticioneve, por shpresoj ta sjellin në shtëpi. Unë do të jem aty, nëse gjëj një fluturim”.
SCUDETTO- “Milanit i mungon vetëm një pikë dhe nuk duhet ta shpërdorojë këtë mundësi. Të shohim nëse do të shfrytëzojë këtë mundësi, por unë besoj se po. Për Interin ka qenë deçizive humbja ndaj Bolognas, pasi më parë mendoja se do të fitonin titullin kampion”.
DYBALA TE ROMA- “Të shohim nëse do të mundemi ta sjellim në Romë. Të hënën do ta takoj dhe shpresoj që ta bind. Jemi në Milano për ndeshjen e organizuar nga Eto’o. Do të luajmë bashkë dhe do t’i jap edhe ndonjë këshillë, do të përpiqem ta bind, të shohim nëse do t’ia dal. Gjithmonë nëse edhe Roma është në të njëjtën linjë me mua”. /f.a/abcnews.al