Schweinsteiger: Mourinho shkon te Bayern, ju tregoj pse!

schedule16:55 - 4 Nëntor, 2019

schedule 16:55 - 4 Nëntor, 2019

Ish-mesfushori i Bayern Munchen, Bastian Schweinsteiger, ka folur në lidhje me zërat që e çojnë Jose Mourinhon në krye të stolit bavarez, pas shkarkimit të Niko Kovac. Schweinsteiger pranoi se Mourinho e lakmon stolin e Bayern, si dhe e pyeste shpesh për atë pozicion gjatë kohës kur të dy ishin te Manchester United në Premier League.

Në fjalën e tij, Schweinsteiger tha: “E imagjinoj Mourinhon në Gjermani. E mbaj mend kur ishim te Manchester United, gjithmonë më pyeste për Bayern Munchen dhe për Bundesligën. Kur ishim të grumbulluar me skuadrën, Mourinho gjithmonë e ndiqte kampionatin gjerman nga TV.

Ai i njihte të gjithë lojtarët në Bundesliga, madje edhe lojtarët e ekipeve të vogla. Ka studiuar dhe gjermanisht dhe jam i bindur se ai do të ketë një aventurë në Gjermani shumë shpejt”, përfundoi Schweinsteiger./abcnews.al