Schweinsteiger gjen “fajtorin” e krizës së futbollit gjerman: Ardhja e Guardiola te Bayern shkatërroi gjithçka

schedule21:34 - 6 Korrik, 2023

schedule 21:34 - 6 Korrik, 2023

Shumë pasime e më pak agresion në sulm. Kështu e përshkruan “legjenda” e mesfushës gjermane, Bastian Schweinsteiger situatën e vështirë që po kalojnë Kombëtarja e Gjermanisë, si dhe “bavarezët” e Bayern Munich.

Sipas, ish-mesfushorit të dalluar të të lartpërmendurave, “faji” për krizën që po përjeton sot futbollit gjerman, vjen nga tekniku Pep Guardiola dhe nga mënyra e futbollit, që ai zgjodhi të përdorte me skuadrën e Bayern, në kohën u emërua tekniku i tyre.

“Kur ai mbërriti në Gjermani, të gjithë filluan të luanin këtë lloj futbolli, të përbërë nga pasime të shkurtra. Në fund kjo çoi në humbjen e vlerave tona. Skuadrat e tjera na kanë konsideruar gjithmonë një ekip luftarak, që vrapojmë deri në fund.

Ne e kemi humbur atë virtyt gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit sepse thjesht e kemi harruar. Ne ishim më të fokusuar në kalimin e topit bukur”,- u shpreh tepër kritik në fjalët e tij, “legjenda” e mesfushës gjermane. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!