Schurrle: Mourinho shumë i ashpër, e kuptova vonë çfarë donte! Humba vetëbesimin

schedule10:16 - 24 Tetor, 2020

schedule 10:16 - 24 Tetor, 2020

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund dhe Chelseas, Andree Schurrle, ka folur rreth Jose Mourinhos. Gjermani, i cili e mbylli karrierën e tij në moshën 29-vjeçare, tregon se tekniku aktual i Tottenham shkatëroi besimin e tij kur ata ishin pjesë e bluve të Londrës.

“Ai është një person shumë i ashpër. Unë i thoja gjithmonë vetes se përse ai më trajton mua në këtë mënyrë, pse sillet ashtu me njerëzit. Më vonë unë e kuptova se çfarë ai kërkonte, por nuk mund të bëja gjërat që kërkonte Jose për shkak të presionit psikologjik që kisha”, tregon kampioni i botës me Gjermaninë, në një intervistë në “Youtube” me prezantuesin Joko Winterscheidt.

“Ishte shumë e vështirë me të. Kur unë shkoja në shtëpi gjatë rrugës në makinë mendoja se nuk do ia dilja më me të. Çfarë mund të bëja? Ai po më bënte jashtëzakonisht shumë presion.

Në vitin 2013, përpara ndeshjes sime të parë me Chelsean Mourinho më tha: Nëse nuk shënon sot dy gola unë do të huazoj te Southampton. Nuk e dija nëse e kishte me shaka apo jo.

Jose më shkatërroi besimin që kisha tek vetja ime. Fillimisht në një ndeshje më ndërroi pas përfundimit të pjesës së parë. Ndeshjen tjetër isha në stol, ndërsa tjetrën nuk më grumbulloi fare me ekipin.

Humba vetëbesimin dhe egoja ime po humbiste. Disa herë në stërvitje më dukej sikur ai më shikonte vetëm mua, edhe pse nuk kishte asnjë arsye se përse ta bënte”, mbyll Schurrle. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!