Scholz: Ukraina ka nevojë për një plan të ri Marshall

schedule10:52 - 23 Qershor, 2022

schedule 10:52 - 23 Qershor, 2022

Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi të mërkurën se dëshiron të diskutojë skicat e një “Plani Marshall për Ukrainën” me krerët e G7 në samitin e ardhshëm në Gjermani, sipas CNN.

“Ashtu si Europa u shkatërrua nga lufta, Ukraina ka nevojë për një plan Marshall për rindërtim,” u tha Scholz ligjvënësve në Bundestag, duke shtuar se rindërtimi i Ukrainës do të ishte një “detyrë për brezat”.

Plani Marshall, një iniciativë e financuar nga SHBA, e miratuar në vitin 1948, ndihmoi në rindërtimin e Europës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore. Scholz shpreson për një front të bashkuar për mbështetjen afatgjatë për Ukrainën kur Gjermania të presë samitin vjetor të G7 në Bavari.

Pas vizitës së tij javën e kaluar në Iripin, një periferi e Kievit,  Scholz tha se kjo i kujtoi atij “pamjet e qyteteve gjermane pas Luftës së Dytë Botërore”.

Do të nevojiteshin miliarda dollarë për Ukrainën për të financuar rindërtimin gjatë disa viteve, tha ai, duke shtuar se kjo do të ishte e mundur vetëm nëse kombet europiane, vendet e tjera donatore të mëdha dhe organizatat ndërkombëtare punojnë së bashku.

Scholz ka ftuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar ndihmën financiare për Ukrainën me liderët e G7-ës të hënën.

/abcnews.al