Scholz, pro dërgimit të armëve në Ukrainë, “por Gjermania nuk bëhet palë në luftë”

schedule16:33 - 13 Prill, 2022

schedule 16:33 - 13 Prill, 2022

“Gjermania do të vazhdojë të dërgojë armë në Ukrainë, por në një mënyrë “të arsyeshme” dhe me qëllim që të parandalojë tërheqjen e Berlinit në konflikt.”

Kështu është shprehur kancelari gjerman Olaf Scholz, në një intervistë për radion publike Rbb. Scholz tha se ai synon të dorëzojë “armë të drejta dhe të arsyeshme” në Kiev për të cilat ka municion dhe pjesë këmbimi dhe për të cilat asnjë ushtar nuk duhet të udhëtojë në Ukrainë.

Furnizimet, shtoi ai, “do të pengojnë NATO-n, shtetet e NATO-s dhe Republikën Federale të Gjermanisë të bëhen pjesë e luftës.”

Këto fraza mund të interpretohen si një konfirmim i rezistencës së Scholz-it dhe socialistëve gjermanë në përgjithësi ndaj kërkesave të të Gjelbërve dhe liberalëve, aleatëve të qeverisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!