Scholz: Nuk do të dërgojmë raketat Taurus në Ukrainë

schedule15:18 - 4 Mars, 2024

schedule 15:18 - 4 Mars, 2024

Kancelari Olaf Scholz përjashtoi sërish mundësinë e dorëzimit të raketave “Taurus” tek forcat e armatosura ukrainase.

“Është e qartë se ne nuk mund të dorëzojmë një sistem armësh me rreze shumë të gjatë dhe të mos dimë se di do të jetë në kontroll.

Dhe nëse duam të jemi në kontroll, dhe kjo është e mundur vetëm me pjesëmarrjen e ushtarëve gjermanë, atëherë për mua nuk ka dyshim”, tha Scholz.

Kancelari tha tashmë javën e kaluar se nuk do të miratonte dorëzimin e “Taurus” sepse, siç shpjegoi ai, Gjermania nuk mund, si Britania dhe Franca, të kenë kontroll mbi raketat.

Me deklaratën e tij ai la të kuptohej se dy vendet kanë ushtarët e tyre në Ukrainë, duke shkaktuar, sipas mediave, reagimin e qeverisë britanike dhe franceze.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!