Scholz: Gjermania, serioze për integrimin e vendeve të rajonit

schedule16:25 - 11 Qershor, 2022

schedule 16:25 - 11 Qershor, 2022

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në kuadër të turneut të tij dy ditor në rajon ka vizituar këtë të shtunën Shkupin. Scholz dhe delegacioni i tij u pritën në Shkup nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Në një takimin e zhvilluar u diskutua për raportet ndërmjet dy vendeve, për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe për bashkëpunimin rajonal e gjendjen aktuale me luftën në Ukrainë. Scholz në Shkup tha se Ballkani Perëndimor shihet nga Gjermania me një rëndësi strategjike. Maqedonia e Veriut, sipas tij i ka plotësuar të gjitha parakushtet për anëtarësim në BE.

“Unë do të angazhohem për pranimin e rajonit në Bashkimin Europian. Gjermania është tejet serioze me procesin eurointegrues të shteteve të rajonit e në veçanti kjo vlen për Maqedoninë e Veriut. BE ka dhënë premtim RMV-së ndërsa Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave. Ai ka shprehur admirimin për forcën politike që u tregua nga politika dhe që mundësoi arritjen e marrëveshjes me Greqinë. Bisedimet për anëtarësim duhet të fillojnë, dhe unë personalisht do të angazhohem në këtë drejtim. E inkurajoj Maqedoninë e Veriut të vazhdojë rrugën e reformave cilësore”.

Kovaçevski u shpreh se Gjermania mbetet mbështetësja kryesor e eurointegrimit, përfshirë edhe Procesin e Berlinit.

“Në samitin e BE-së në qershor, nën kryesimin e Francës, në Bruksel pritet një mesazh i qartë dhe hap drejt zhbllokimit të procesit të zgjerimit me nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut si një vend që i ka plotësuar kriteret dhe kushtet, dhe si një vendim strategjik për sigurinë në Evropë”.

Schloz vazhdon udhëtimin për në Sofje për takime me politikanët kryesorë bullgarë. Temë qendrore e pritet të jetë bllokada bullgare e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

/abcnews.al