Kancelari gjermane, Olaf Scholz i është kundërpërgjigjur komenteve të Donald Trump për NATO-n, duke e quajtur “relativizimin” e klauzolës së mbrojtjes reciproke të aleancës “të rrezikshëm” dhe vetëm në shërbim të Rusisë.
Ndërsa Scholz nuk e përmendi me emër ish-presidentin e SHBA, komentet e tij vijnë pasi Trump ndezi zemërim duke sugjeruar se SHBA mund të mos mbronte aleatët e NATO-s nga një pushtim i mundshëm rus, nëse ata nuk do të shpenzonin mjaftueshëm për mbrojtje.
“Çdo relativizim i garancisë së ndihmës së NATO-s është i papërgjegjshëm dhe i rrezikshëm,” u tha Scholz gazetarëve pas një takimi me kryeministrin polak Donald Tusk. “Është vetëm në interesat e Rusisë. Askush nuk duhet të luajë apo të bëjë tregti me sigurinë e Evropës”, shtoi ai./abcnews.al
NATO’s promise of protection is without restriction: all for one, one for all. Any relativisation of the mutual defence guarantee is irresponsible and dangerous. Nobody is allowed to play or do deals with Europe’s security. We will strengthen NATO for the security of Europe.
— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) February 12, 2024