Gjermania i dërgoi një mesazh të qartë Greqisë: Shqipëria duhet të anëtarësohet sa më parë në Bashkimin Evropian. Kancelari i Gjermanisë, Olaf Schloz zhvilloi këtë të martë një takim me kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotakis në Berlin, ku i shprehu qëndrimin që procesi i integrimit të vendeve të rajonit nuk duhet të bllokohet si pasojë e mosmarrëveshjeve dypalëshe.
Këtë qendrim e ka komentuar në një lidhje me Skype për “Tirana Live”, diplomati Samuel Gjoka, i cili u shpreh se tensionet mes dy vendeve nuk duhet të ndikojnë në integrim.
Ai e ka konsideruar të drejtë dhe të pritshëm, pasi vende të ndryshme qoftë ato të BE apo ato në proces, nuk duhet të luajnë më me eksportimin e vendeve dypalëshe në Uninion Evropian.
“Mendoj që qendrimi i Gjermanisë, një lokomotivat e BE, është një qendrim i drejtë dhe i pritshëm, pasi vende të ndryshme qoftë ato të BE apo ato në proces, nuk duhet të luajnë më me eksportimin e vendeve dypalëshe në Uninion Evropian. Kështu që në këto kushte duke qene se Shqipëria ka krijuar profilin e vetë në kuadër të proceseve inkuadruese dhe në procesin e anëtarësit të BE. Ajo është bërë tani një lloj protagonisti, plotësisht e lexueshme në kuadër të procesit të integrimit. Ndaj të gjithë vendet e BE e shohin ecurinë e Shqipërisë dhe presin që procesi i zgjerimit mos të ketë pengesa, mbasi Shqipëria është në rrugën e duhur. Nga ana tjetër Gjermania si vend kryesor i BE është i interesuar për procesin e zgjerimit europian.
Dihet që Gjermania është sponcorizuese e procesit të Berlinit me Ballkanin Perëndimor, për ta ofruar gjithmonë e më shumë procesin e Ballkanit Perëndimor drejt BE. Ndërkohë, tani procesi po vijon dhe me vende të tjera, të cilat janë në situata të vështira, në situate konfliktuale, siç është rasti i Ukrainës apo Gjeorgjisë.
Kështu që në këto kushte, transportimi, apo kalimi midis vendeve të ndryshme, kryesisht vendeve kufitare nuk duhet të cënojë politikat integruese të BE me vendet aspirante”./abcnews.al