Scholz: Britania dhe Gjermania janë aleatë të besuar

schedule12:25 - 28 Gusht, 2024

schedule 12:25 - 28 Gusht, 2024

Kryeministri britanik ka mbërritur në Gjermani, për të rivendosur marrëdhënien me Europën. Scholz nisi konferencën e përbashkët duke uruar Keir Starmer për detyrën e re si kryeministër, duke thënë më pas se Gjermania dhe Britania janë aleatë të besuar.

Kancelari gjermani tha gjithashtu se të dy vendet do të punojnë së bashku për të bërë marrëdhënien të lulëzojë.

Scholz tha gjithashtu se një traktat i ri i planifikuar do të pasqyrojë të gjithë spektrin e marrëdhënieve të dy kombeve, duke thënë se një traktat i tillë nuk ka ekzistuar më parë mes tyre.

Të dy vendet duan gjithashtu të thellojnë bashkëpunimin nëpërmjet konsultimeve qeveri-me-qeveri.

Kancelari gjerman theksoi gjithashut se të dy vendet duan të forcojnë shtyllën europiane në NATO dhe bashkëpunimi më i ngushtë në siguri do të luajë një rol të rëndësishëm.

Scholz përmendi edhe marrëdhëniet diplomatike midis Mbretërisë së Bashkuar  dhe Gjermanisë më gjerësisht. Ai tha se është “i lumtur” për dëshirën e Starmer për një rivendosje të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë një “partner i domosdoshëm”, tha ai, dhe kjo nuk ka ndryshuar që nga Brexit.

Scholz u ndal dhe tek Ukraina, duke folur për qëndrimin e përbashkët të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë për mbështetjen e Ukrainës dhe njoftoi një projekt-buxhet prej 4 miliardë eurosh në ndihmë dypalëshe, si shtesë e huasë prej 50 miliardë dollarësh të G7 për të ofruar mbështetje financiare.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!