Schalke është një ndër klubet më të mëdha në botë, sidomos në futbollin gjerman, pavarësisht se vitet e fundit e ka humbur disi shkëlqimin. “Mbretërorët Blu”, janë një ekip i madh dhe jashtë fushave.
Faqja zyrtare e klubit blu ka bërë një postim në Twitter, ku ka reklamuar një gjest fantastik të tyrin. 300 punëtorë të spitalit Gelsenkirchen, përfshirë mjekë, infermierë etj., do të jenë të ftuar në dy ndeshjet e para në shtëpi të Schalke.
150 punëtorë do të jenë të ftuar në ndeshjen e parë për të ndjekur takimin dhe gjysma tjetër në sfidën e dytë. Diçka fantastike e menduar nga klubi i Schalke./abcnews.al
300 key workers from Gelsenkirchen hospitals and retirement homes will be invited to our first two home games of this season ??⚪#S04 pic.twitter.com/OeY4Ysuudc
— FC Schalke 04 (@s04_en) September 7, 2020