Scaloni në “ankth” para Kroacisë: Pas mungesave të Acuna dhe Montiel, në dyshim dhe dy lojtarë të tjerë

schedule20:45 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 20:45 - 11 Dhjetor, 2022

Dëmtimet dhe mungesat duket se nuk do ta lënë të qetë teknikun Lionel Scaloni, në këtë Kupë Bote. Në prag të përballjes me Kroacisë, tekniku i “albiceleste”-s duhet të shqetësohet dhe për 2 mungesa të tjera, pas Acunas dhe Montiel të skualifikuar prej numrit të kartonave.

Bëhet fjalë për anësorin Angel Di Maria dhe mesfushori Rodrigo De Paul, të cilët kanë shqetësuar jo pak teknikun Scaloni, pas problemeve fizike, që këta dy lojtarë treguan në stërvitjen e sotme.

Me mungesat tepër deçisive, Scaloni ka provuar gjatë stërvitjes dy formacione të reja, së pari atë 4-3-3 dhe atë 3-5-2, me rreshtimin e parë që do të bëhet i mundur, vetëm në rast rekuperimi të anësorit të Juventusit, Angel Di Maria. /i.m /abcnews.al