Në verën e vitit 2020, Real Story udhëtoi në ishullin e Sazanit. Dritan Leli, i cili ka jetuar në Sazan, tregoi për gazetarin Sokol Balla përjetime dhe histori nga vitet që ka jetuar atje. Ndërsa kalon në rrugën që të çon në qendër të ishullit, ai thotë se në Sazan lëviznin mjete të ushtrisë, që ofronin shërbime edhe për banorët.
“Pak më sipër në krahun e majtë është centrali elektrik. Këtu deri në vitet e fundit ku jetonim furnizohej me energji nëpërmjet centralit elektrik që kishin ndërtuar italianët në vitet ’20. Kështu ka qenë standarti i rrugës. Në atë kohë kishte makina, të ushtrisë, që transportonin mjete luftarake, që realizonin ndërtime. Ka pasur një flotë të caktuar makinash që ofronin shërbime qoftë për banorët dhe ushtrinë. Shkolla është pjesa më e bukur, ka qenë shumë interesante dhe sot është shndërruar në një nga destinacionet që për arsye të emrit ’22 Tetori’ njerëzit pyesin se çfarë është. Është dita që në histori është shkruar si dita e çlirimit të ishullit, atëherë kur partizanët erdhën dhe çliruan ishullin dhe e bënë pjesë të Shqipërisë.”, thotë Leli duke shtuar se ishulli kishte një jetë sociale në ato vite.

“Sazani ka pasur një jetë shumë sociale në ato vite. Jeta jonë ishte e lidhur që fëmijë me bunkerin. Nga informacionet që kam, shtyllat elektrike janë të investuara nga italianët. Në ato vite na thonin se nuk janë vendosur nga ne. Në vitet e fundit të jetesës, uzina e telave në Shkodër prodhoi me asistencën e inxhinierëve shqiptarë të kohës kabull elektrik, i cili lidhi në një linjë nënujore Vlorën me Sazanin. në vitet e demokracisë, këtu nuk vazhduan të jetonin njerëz. Kabulli nënujor u shit“, shtoi Leli.

“Shkolla 8 vjeçare “22 Tetori” ku kam bërë klasën e dytë deri në të 8-tën dhe më as u transferuam sërish në Vlorë”, tha Dritan Leli teksa tregoi edhe një histori për një vizitor të huaj, i cili kur ka parë shkollën që të ofron një pamje nga deti, është shprehur se është shkolla më e bukur që ka parë në të gjithë botën.
“Ka shumë kujtime për mua sidomos sot. Në këtë bankë, qëndronte si nxënës shkolle në ato vite qëndronte vëllai im, që e kam humbur para pak kohësh dhe që kam pafund kujtime. Vija shpesh për ta pyetur dhe si i shkathëti i klasës në ato, nuk priste që shoku të dilte, por futej poshtë bankës për të më takuar sa më shpejt.“, shtoi ai.

Ai thotë se në ishull jetonin njerëz nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, që kishin mbaruar studimin ushtarak.
“Përgjithësisht ishin njerëz të ardhur nga qytete të ndryshme, nga Vloras, Fieri, Tirana, Durrësi, Shkodra, që kishin mbaruar për shërbimin ushtarak ndërsa pjesa tjetër ishin struktura ndihmëse që ofronin shërbim për qytetarët“, tha ai.







/abcnews.al

